Vëllai i Admir Murataj s’lejohet të shkojë në varrim, revoltë në burgun 313

Premte, 12 Prill 2019 13:13

Tension në burgun 313 në kryeqytet. Aleksandër Murataj nuk është lejuar nga autoritetet e burgut të marrë pjesë në varrimin e vëllait Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me policinë pas grabitjes në Rinas.

Kjo gjë ka ngjallur zemërim jo vetëm tek ai por edhe tek shokët e tij në burg të cilët janë rebeluar duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

Murataj kishte kërkuar leje prej autoriteteve dy ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet sot në Tropojë, në vendlindjen e tyre.

Login to post comments