Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një postimi në Facebook, ka listuar disa fakte që tregojne se deklarata që ka bërë kreu i PD, Lulzim Basha është e drejtë pasi, ‘ICTS Albania sh.p.k’ dhe ‘ICTS Albania – Integrated Services sh.p.k.’ janë e njëjta kompani edhe pse kanë dy numra NIPT-i.
Tomorri thotë se avokati i Partise Socialiste, Eno Bushi ka reaguar pas deklaratave të Bashës, duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpronar në kompaninë që siguron Rinasin, por ka qenë bashkëpronar me 25 përqind të aksioneve vetëm te shoqëria ICTS Albania-Integrated Services.
“Por cila është e vërteta? Ti marrim faktet një nga një”, shtron pyetjen gazetari dhe liston disa prej fakteve që e lidhin Bushin me kompaninë që siguron Rinasin.
Postimi i plotë:
Dy ICTS-te jane e njejta kompani
Debati per sigurine e Aeroportit te Rinasit eshte komplikuar pasi ne skene kane dale dy kompani. E para eshte ICTS Albania sh.pk me NIPT K51613031O, e themeluar ne vitin 2005. Zyrtarisht kjo eshte kontraktorja e sigurise ne Rinas.
Kompania e dyte eshte ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q e regjistruar ne vitin 2009.
Nje dite me pare Lulzim Basha akuzoi publikisht se ne sigurine e aeroportit te Rinasit jane te perfshire zyrtare te maxhorances aktuale duke e drejtuar gishtin nga avokati i partise socialiste Eno Bushi.
Por menjehere pas kesaj deklarate reagoi zoti Bushi, i cili tha se nuk ka qene asnjehere bashkepronar ne kompanine qe siguron Rinasin, por ka qene bashkepronar me 25 per qind te aksioneve vetem te shoqeria ICTS Albania-Integrated Services.
Permes nje reagimi te gjate zoti Bushi thote se dy kompanite jane persona teresisht te ndryshem juridike, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive.
Madje ne reagim zoti Bushi kujdeset te vere ne dukje ose me sakte te krijoje pershtypjen se e vetmja e perbashket mes ketyre dy kompanive eshte vetem emri i perafert duke deklaruar se:
“Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike,
Me tej avokati i partise socialiste thote se nuk është ortak i “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O.
Por cila eshte e verteta? Ti marrim faktet nje nga nje.
1-A ka lidhje zoti Bushi me kompanine qe siguron Rinasin? Pergjigja eshte PO
Zyrtarisht kontraktorja e sigurise ne Rinas eshte ICTS Albania qe eshte themeluar ne vitin 2005. Zyrtarisht zoti Bushi ka qene aksioner me 25 per qind te aksioneve tek kompania tjeter ICTS Albania Integrated Services. Por edhe pse nuk ka qene asnjehere ortak apo aksioner tek ICTS Albania, zoti Bushi, ka qene perfaqesuesi ligjor i saj qe ne vitin 2008. Shume kohe para se te krijohej ICTS Albania Integrated Services. Pra zoti Bushi ka patur lidhje te drejteperdrejta me kompanine qe siguron Rinasin duke qene perfaqesuesi ligjor i saj.
2- A jane te lidhura ICTS Albania dhe ICTS Albania Integrated Services? Pergjigja eshte prape Po.
Edhe pse jane dy persona te ndryshem juridike, pra dy kompani me NIPTE te ndryshem, praktikisht dy ICTS-te jane i njejti grup. Ato zoterohen nga i njejti pronar, qe eshte ICTS Europe, perfaqesohen te dyja nga te njejtet njerez dhe kane te njejten adrese.
3-A ka lidhje veprimtaria e dy ICTS-ve. Pergjigja eshte PO. ICTS Albania Integrated Services eshte krijuar si kompani ne vitin 2009. Ne statusin e saj thuhet: Kompania do te ofroje konsulence dhe sherbime per bizneset me te cilat ajo formon nje grup ose ndaj paleve te tjera. Pra ICTS-se ku ka qene aksioner zoti Bushi ka bere biznes me ICTS-ne qe ka sigurine e Aeroportit duke i ofruar konsulence dhe sherbime dhe duke arketuar para perkundrejt ketyre sherbimeve.
4- A kane te perbashket dy kompanite vetem emrin e perafert? Pergjigja eshte e qarte tek pyetjet me siper.