Zbulohet prova që mund të çojë te grabitësit e parave në Rinas

Premte, 12 Prill 2019 21:02

Një telefon celular thuhet se është gjetur në brendësi të furgonit të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor gjatë megagrabitjes në Rinas.

Sipas grupit hetimor ky celular pritet të jetë prova e fortë që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria nuk jep ende informacione se kujt i përket celulari, edhe pse burime pranë grupit hetimor thonë se mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, që është cilësuar si truri i grabitjes disa milionë euroshe.

Aktualisht telefoni është dërguar për ekspertizë më qëllim zbardhjen e komunikimeve që mund të jenë realizuar me këtë telefon.

Login to post comments