“Mos e lejoni Edi Ramën të vrasë opozitën”-Pedagogu Gjekmarkaj takon presidentin e PE-së, Tajani

Premte, 12 Prill 2019 21:31

Pedagogu Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, njëkohësisht zv/presidenti i “Forza Italia” në Itali.

56eb5cd0-0140-413f-84d3-2bf3dcec51a9
Gjatë takimit të zhvilluar në Rieti, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Tajani ka theksuar se po ndjek situatën aktuale në Shqipëri, ndërsa ka vlerësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një lider inteligjent.

Nga ana e tij, Gjekmarkaj ka kërkuar nga zyrtari i lartë evropianë që “të mos lejojë Edi Ramën të vrasë opozitën në Shqipëri”.

Aktualisht, Bashkimi Evropian është i përqendruar tek zgjedhjet e reja të majit, ndërsa çështje tjetër prioritare është një marrëveshje përfundimtare për daljen e Britanisë nga Unioni.

Login to post comments