Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit. Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale D.K.
Policia thotë se "arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore e vetëhelmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT".
Nga hetimet e policisë, rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 05.05.2019, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.K, 17 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, paraditen e sotme është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vethelmuar me pesticide, shtetasja A.Ç, 17 vjeçe, banuese në Berat, e cila u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT.
Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh me mesazhe telefonike.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.