Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut, iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme, e cila u shpall edhe ditë zie kombëtare.
Dhe siç u vendos edhe një ditë më parë, të gjithë flamujt në institucionet publike do të uleshin në gjysmështizë, diçka që duket se është injoruar nga bashkia e Tiranës.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të publikuar nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, bashkia e kryeqytetit ka ndërmarrë një akt të turpshëm duke injoruar ditën e zisë dhe nderimin për veprën e Hasanajt.
“Bashkia Tirane, është i vetmi institucion që nuk respektoi ditën e zisë kombëtare dhe nuk uli flamurin gjysëm shtizë! Rreth e qark mund të dallohen flamurët ulur gjysëm shtizë përveçse te godina e Bashkisë!Turp!”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.
Në nder të nëntetares Zafire Hasanaj flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s është ulur në gjysmështizë, por mesa duket i vetmi institucion që ka injoruar ditën e zisë ka qenë bashkia e Tiranës.