Krijimet e tij ‘shkundin’ internetin duke marrë mijëra shpërndarje. Në jo pak raste janë kthyer në burim frymëzimi dhe për emisionet satirike televizive.
Bëhet fjalë për Genc Sejkon, të riun shqiptar që jeton në Angli dhe që prej kohësh është kthyer në atë që njihet si ‘njeriu meme’. Por memet e fundit të bëra nga ai kanë detyruar ushtrinë virtuale të Rilindjes të bëjë raporte të shumta.
Kjo bëri që Facebook-u të bllokonte llogarinë e tij personale për 30 ditë.
Sot, aktivisti dhe ‘mjeshtri i memeve’ Genc Sejko i është kthyer sërish profilit të tij në rrjetin më të famshëm social dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një reagim i tiji, i shkurtër por shumë kuptimplotë.
Më pas nuk ka munguar dhe nje meme e tija ku ka ironizuar me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, për deklaratën që bëri për vajin e palmës.