Ambasada britanike në Tiranë ka dalë me një deklaratë para protestës së opozitës, e pesta kombëtare që do të zhvillohet sot.
Në një mesazh në “Facebook”, ambasada britanike shkruan se protestat duhet të jenë paqësore duke dënuar dhunën në protestën e 11 majit. Ambasada iu kërkon liderëve të opozitës të shprehen kundër dhunës dhe të organizojnë protesta paqësore.
“E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë. Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.
Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje”, thuhet në deklaratën e amabsadës britanike.