Rrëfimi i gazetarit gjerman/ Si ma shembi në tokë gazi lotësjellës kameramanin e sprovuar përpara parlamentit

Hënë, 13 May 2019 21:57

Gazi lotsjellës i lëshuar nga Policia gjatë protestës së 11 majit ndaj protestuesve ka qenë aq i fortë sa ka rrëzuar në tokë edhe reporterët e huaj të sprovuar me terrenet e vështira të raportimit.

Kështu ka ndodhur edhe me gazetarin e ARD-së gjermane Michael Mandlik dhe kameramanin Daniel Dzyak, të cilët kanë raportuar live nga Tiranë protestën.
Mandlik ka thënë për televizionin e tij se i shpëtuan një katastrofe në Tiranë.

“Fakti që numri i të plagosurve në të dy palët gjatë kësaj mbrëmje mbetet i menaxhueshëm, është më shumë se i pabesueshëm. Për shkak se ky tubim mund të kishte përfunduar shumë mirë në një katastrofë”, shkruan gazetari.

Ai tregon edhe se çfarë i ndodhi kameramanit të tij gjatë protestës për shkak të gazit lotsjellës.

“Kameramani ynë e njeh këtë melodi prej kohësh. I pajisur me maskë për frymëmarrjen dhe me syze mbrojtëse, ai po bën atë që duhet të bëjë një dëshmitar gjatë kësaj mbrëmje. Gjithmonë në ballë, edhe pse i mbështjellë vazhdimisht me gaz lotsjellës, ai transmeton skena spektakolare këtë mbrëmje për pjesën tjetër të botës përmes Eurovizionit”.

“Mund të them se vetëm për të qindtën e sekondës, siç thotë vetë Danieli, ai i hoqi syzet e sigurisë për t’u ajrosur pasi ishin mbushur me avull dhe nuk mund të shihte më. Pas kësaj ai vetëm ia doli që të tërhiqej në një cep rruge. Disa demonstrues që ishin aty u kujdesën për Danielin, që u shemb në tokë dhe u tmerrua, duke kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore. Një kalimtar e filmon të gjithë skenën me celularin e tij”.

“Danieli është normalisht tip i fortë, ka filmuar protesta të shumta. Por edhe pse ai ia del që të ngrihet në këmbë relativisht shpejt, kjo përvojë ishte e re për të. Dy nga demonstruesit, që u kujdesën në mënyrë të veçantë për Danielin, na falenderuan të nesërmen me një vakt në një restorant në qendër të qytetit”.-tha gazetari gjerman për kolegun e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...