Kush fshihet pas Fatoshit? Moisi Habilaj tregon emra

Premte, 17 May 2019 17:33

Moisi Habilajt u paraqit në Gjykatën e Katanias këtë të premte, ku avokatët e tij mbrojtës kërkuar që të hiqej rrethana rënduese si kreu i grupit të trafikut të drogës në vitet 2013-2017, nga Shqipëria drejt Italisë.

Giuseppe Ragazzo e Maria Calatabiano, avokatët mbrojtës të Moisi Habilajt shprehën kërkesën në gjykatë, raporton “MeridoneWs”, media italiane që ka raportuar periodikisht për këtë dosje. “Ai nuk është kreu i ndonjë organizate kriminale – tha avokati Ragazzo – dhe nuk ka zgjedhur kurrë njerëzit që ishin pjesë e shoqatës. I tiji është një pozicion si ai i gjithë të tjerëve”. Pas kësaj, avokati kërkoi që rrethanat rënduese si kreu i grupit kriminal, të përjashtohen.

Sipas avokatëve, gjyqtari i çështjes duhet gjithashtu të marrë parasysh “sjelljen procedurale, gjithmonë lineare” dhe “në bashkëpunimin me autoritetin gjyqësor”.

Në dy rastet, shefi i dyshuar (Mosi Habilaj), i ndaluar që nga tetori 2017, është marrë në pyetje nga magjistratët italianë ata shqiptarë që shkuan në Catania për të qartësuar qëndrimin e tij.

Misteriozi Fatosh

Për të vënë në dukje pozicionin e klientit të tij, avokati lexoi një prej këtyre procesverbaleve: “Në Shqipëri – përmes Sabaudin Çelajt takova Fatoshin, i cili është një trafikant i madh i marijuanës dhe më propozoi të filloja një trafik me Sicilinë”. Aktivitetet që Habilaj ka pranuar se e ka bërë.

“Udhëtimi i parë që morra ishte në vitin 2013, i cili përfundoi me sekuestrimin e mbi 1500 kilogramë marihuanë në Augusta. Unë kisha ardhur në Sicili në vitin 2006 dhe më parë isha murator, pastaj fillova të transportoja fruta dhe perime në tregun e Vittoria-s”.

Kujtojmë se prokuroria ka kërkuar dënimin me 18 vite e 8 muaj burgim të Moisi Habilajt, duke e cilësuar kreun e grupit të trafikut të drogës.

Login to post comments