Zëdhënësja e NATO-s: Aleanca e shokuar për vdekjen e ushtarakëve!

Premte, 17 May 2019 18:18

NATO i përgjigjet interesit të mediave për të hedhur dritë më shumë se çfarë ndodhi në bazën ushtarake “Camp Adazi” në Letoni ku dy ushtarakë shqiptarë humbën jetën tragjikisht.

Në përgjigjen dërguar gazetares Aurora Golemi, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu  për herë të parë i përgjigjet zyrtarisht për një media shqiptare pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në shtetin Baltik.

Aurora

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu  shkruan:

“ Jemi të shokuar në selinë qëndrore për vdekjet tragjike.

Jemi trishtuar thellësisht pasi mësuam për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shqiptarë, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët ishin pjesë e grup-batalionit kanadez  të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Ata po kryenin një shërbim të rëndësishëm që kishte të bënte me asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse.

Ne mbajmë zi për ta dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të tyre por edhe gjithë kombit shqiptar për humbjen tragjike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Aleatët ua përcollën ngushëllimet e tyre Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut për këtë humbje të tmerrshme.

Burrat dhe gratë nën uniformë me mision e Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s përfaqësojnë shpirtin unik të solidaritetit tone Euro-Atlantik dhe të sigurisë kolektive.

Ata vijnë nga vende të ndryshme por ata punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët: të mbrojnë sigurinë e kombit tonë dhe të qytetarëve tanë, nën principin udhëheqës të mbrojtjes sonë kolektive “Një për të gjithë, të gjithë për një”

Ne qëndrojmë plotësisht të përkushtuar për të  përmbushur  misionin tonë, ne do vijojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e personelit tonë në misione dhe të ndalojmë që të tilla aksidente të ndodhin përsëri në të ardhmen.

NATO e vlerëson thellësisht kontributin e Shqipërisë për sigurinë euro-atlantike, përfshirë pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet tona.

Ne kurrë nuk do ti harrojmë ata që bënë sakrificën më sublime. Mendimet tona janë me familjarët dhe të dashurit në këtë kohë të vështirë”

Modifikuar më Premte, 17 May 2019 18:33
Login to post comments