Skandali/ Zhduket vula 400 vjeçare, 15 zyrtarë të Arkivit të Shtetit merren në pyetje

Saturday, 18 May 2019 17:51

Burime nga Prokuroria janë shprehur për gazetën Panorama se, në lidhje me “zhdukjen” në rrethana të mistershme nga zyrat e Arkivës së Shtetit, në Tiranë te vulës mbi 400-vjeçare, me rëndësi historike, kanë nisur hetimet.

Burime nga Prokuroria thanë se në lidhje me ngjarjen në Arkivën e Shtetit janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për veprën penale 15 shtetas.

Është bërë vendimi i ekspertimit dhe së bashku me një patrullë Policie dhe një pjesëtar të stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, fermani i Manastirit të Kamenës është dërguar pranë Laboratorit të Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku dhe është bërë ekspertimi nga eksperti përkatës për të përcaktuar nëse penjtë që mbanin vulën janë prerë me mjet mprehës apo janë këputur si pasojë e kohezionit.

Fermani është kthyer sërish pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe aktualisht pritet akti i ekspertimit.

Megjithëse të gjitha rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, nisur edhe nga fakti se një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur.

Duke qenë se kamera e brendshme në godinë ka rezultuar e fikur, pritet të bëhet edhe ekspertimi mbi serverin e kamerave, për të përcaktuar mënyrën sesi është fikur serveri, por edhe detaje të tjera që mund të jenë me shumë vlerë për hetimin.

Login to post comments