Aksident në punë, humb jetën babai i dy fëmijëve

Tuesday, 21 May 2019 12:16

Një tjetër shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Italinë fqinje. Bëhet fjalë për një 48-vjeçar, i cili gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte gjatë kohës që punonte.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona, në provincën e Vareses. Ai mësohet se rrëshqiti nga çatia e ndërtesës duke rënë nga 4 metra lartësi. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit.

Alarmi u dha nga kolegët e tij. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, 48-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Busto Arsizio. Momentalisht rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk janë ende të qarta.

Që prej së dielës, 3 shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj. Një aksident me motor i kushtoi jetën një 47-vjeçari të dielën në Palermo, ndërsa në Macerata, një 33-vjeçar u gjet i pajetë në makinën e tij.

Login to post comments