Edi Rama ka shkelur ligjin/ E ka detyrim testin e drogës! (Dokumenti)

Saturday, 25 May 2019 18:36

Ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi dy ditë më parë disa foto që tregonin kryeministrin Edi Rama që përdorte drogë.

Ndërkohë që edhe anëtarë të tjerë të opozitës i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të bëjë testin e drogës. Por kjo nuk është kërkesë, por detyrim për Ramën që të bëjë testin e drogës.

Arkivisti i njohur Kastriot Dervishi, ka publikuar edhe dokumentin që tregon ligjin që detyron Edi Ramën që të bëjë testin e drogës.

“Në pikën 4 të VKM-së, nr.122, datë 15.3. 2001, ndryshuar me VKM nr.388, datë 28.6.2007, “Për shqyrtimin e pastërtisë dhe për dhënien e certifikatës së sigurisë personave që do të njihen me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, ndër të tjera thuhet se DSIK ka të drejtë të marrë informacione edhe për raportin që ka kandidati ndaj drogës dhe alkoolit. Dokumenti që lëshonte DSIK quhej CS (certifikatë sigurie)”, shkruan Dervishi,

Ja postimi i plotë i studiuesit Kastriot Dervishi:

Testi i drogës për zyrtarët është kërkesë ligjore

Jo rrallë në Shqipëri është diskutuar testi i drogës për politikanët, duke anashkaluar faktin kryesor se kjo është kërkesë ligjore në fakt. Ashtu sikundër një sportist nuk meriton medaljen e nderit, një politikan apo zyrtar që ka në dorë vendimmarrjen, e ka për detyrë t’i nënshtrohet analizës se nuk është nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Certifikata e sigurisë është një dokument me të cilën pajisen zyrtarët e shtetit që administrojnë apo qarkullojnë informacion të klasifikuar. Zyrtarët i nënshtrohen një kontrolli të imët të figurës së tyre, si dhe duhet të vetëdeklarojnë në formularin përkatës të dhënat që kërkon ligji dhe VKM-ja përkatëse. Të gjitha këto rrjedhin nga nenet 25 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar. Duke mos u ndaluar në tërësinë e akteve ligjore, do prek historikun e një pike që ka të bëjë me përjashtimin e përdoruesve të drogës nga marrja e përgjegjësive shtetërore.

Në pikën 4 të VKM-së, nr.122, datë 15.3. 2001, ndryshuar me VKM nr.388, datë 28.6.2007, “Për shqyrtimin e pastërtisë dhe për dhënien e certifikatës së sigurisë personave që do të njihen me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, ndër të tjera thuhet se DSIK ka të drejtë të marrë informacione edhe për raportin që ka kandidati ndaj drogës dhe alkoolit. Dokumenti që lëshonte DSIK quhej CS (certifikatë sigurie).

Kjo VKM u shfuqizua me VKM-në nr.188, datë 4.3.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, sipas së cilës tashmë kemi pajisjen me CSP (Certifikatë të sigurimit të personelit), e nevojshme “për njohjen, prodhimin, ruajtjen, administrimin, transportimin dhe transmetimin e informacionit të klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare ose në përmbushje të një veprimtarie në kuadrin e respektimit të parimit “nevojë për njohje”. Në nenin 14/e te “kriteret themelore të vlerësimit të sigurisë”, përjashtohen nga marrja e certifikatës personat që kanë “një historik varësie nga alkooli, përdorimi i drogave të jashtëligjshme, apo keqpërdorimi i drogave të ligjshme”.

Kjo do të thotë se nëse ka dyshime për cilindo zyrtar që është përdorues i lëndëve narkotike ai patjetër duhet t’i nënshtrohet analizave përkatëse. Si nëpunës i pajisur gjithnjë me certifikatë sigurie, asnjëherë nuk e kam problem t’i nënshtrohem testit të drogës nëse do kërkohej nga ndonjë instancë e pushtetit ose opozitës. Por në legjislacionin shqiptar kjo pikë duhet saktësuar nga vetëdeklarimi në vërtetimin e dyshimit. Zyrtarët apo politikanët që refuzojnë testin e drogës, nuk ka dyshim se janë të droguar.

1-10.png2-11.png

Modifikuar më Saturday, 25 May 2019 18:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...