I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet maqedonasi në Qafë-Thanë

Diel, 26 May 2019 10:12

Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Burime nga policia bëjnë me dije se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R.H, 52 vjeç, banues në Shkup.

"Arrestimi i tij u bë në hyrje të Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, 52-vjeçari rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë", njofton policia.   

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...