1 në 4 të rinj në Shqipëri ka braktisur arsimin

Tuesday, 28 May 2019 08:41

Bashkimi Evropian ka vendosur në strategjinë për vitin 2020 në 40% normën që çdo shtet duhet të ketë për ata me arsim të lartë, në raport me popullsinë e përgjithshme.

Por, Shqipëria është shumë larg kësaj norme, dhe madje e fundit në rajon dhe mes vendeve kandidate, ku përfshihet edhe Turqia.

Në vendin tonë, kjo normë fiksohet në 23.5%, për ata që janë mes 30 dhe 34 vjeç.

Kjo është norma më e ulët mes të gjitha vendeve. Në krahasim me vitin 2012 ndërkohë, kjo normë në vendin tonë është rritur ndjeshëm, me rreth 8 pikë përqindje.

Por, ajo që duket shqetësuese është rekordi që mban Shqipëria në drejtim të atyre që e kanë braktisur arsimin.

Në vendin tonë, meshkujt e moshës 18 deri në 24 vjeç që nuk kanë një arsim mbi atë 9 vjeçar janë thuajse sa ¼ e totalit, ose 22%, sipas publikimit më të fundit të Eurostat për vendet që kërkojnë të bëhen pjesë e unionit.

Vetë Bashkimi Evropian kërkon që kjo normë mos të jetë më e lartë se 10%, ndërkohë që Shqipëria e tejkalon me më shumë se 2 herë, raporton Scan.

Te femrat ndërkohë, norma zbret në rreth 17%. Por, pavarësisht kësaj, si për femrat ashtu edhe për meshkujt, Shqipëria është e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket normës më të lartë të të rinjve që janë mjaftuar vetëm me shkollim 9 vjeçar.

Modifikuar më Tuesday, 28 May 2019 08:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...