Qëllohet me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë

Tuesday, 28 May 2019 09:45

Një i ri është qëlluar me armë zjarri në zonën e Saukut në Tiranë. Sipas njoftimit nga policia, 27-vjeçari me inicialet E.M mbeti i plagosur pas një konflikti të momentit mes tij dhe autorit, tashmë të shpallur në kërkim, pranë parkingut të një hoteli në Sauk.

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”, sqaron policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...