Kryebashkiaku Xhelal Mziu i vë emrin e ushtarakes Zarife Hasanaj kopështit në Babrru

Tuesday, 28 May 2019 18:03

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që të nderojë pas vdekjes nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni.  Kopshti i fëmijëve në Fushë-Kërçik do të mbajë emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj”.

Njoftim zyrtar

Bashkia Kamëz nëpërmjet këtij njoftimi zyrtar fton të gjitha mediat vizive (televizonet kombëtare dhe të tjera) si dhe ato të shkruara të marin pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, me date 29-05-2019 ora 10:30.Bashkia Kamëz krahas mediave vizive dhe ato të shkruara, fton çdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjërë për tu bërë pjesë e rëndesishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare.Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni gjatë një stërvitjeje ushtarake më 6 maj.  Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, e cila shpërtheu. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Julian Kapaj dhe Klodian Tanushi, ky i fundit gjithashtu nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ai ndërroi jetë katër ditë më pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...