Sulmi seksist i Gjinushit ndaj gazetares, AWEN letër Kuvendit: Të mbahet qëndrim

Tuesday, 28 May 2019 19:15

Deklarata seksiste e Skënder Gjinushit ndaj gazetares Enkelejda Mema bërë pak ditë më parë, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri që e ka cilësuar si një gjuhë diskriminuese përdorur nga Gjinushi.

Lidhur mbi këtë ngjarje Rrjeti i Fuqizimit të Gruar i ka dërguar një letër të hapur Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si edhe Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkohet të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve gra.

AWEN reagon kundër gjuhës diskriminuese përdorur nga Z. Gjinushi!

LETËR E HAPUR drejtuar: Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Për dijeni:

Kuvendi i Shqipërisë

Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Nënkomisionit për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje,

Z.Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Avokates së Popullit

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Lënda: Organizatat që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore, kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj gazetareve gra.

I / E nderuar znj. / Z.,

Si grupim i organizatave të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e gave dhe në emër të aktivistëve të të drejtave të njeriut kërkojmë të reflektohet dhe të mbahet qëndrim kundër gjuhës diskriminuese ndaj punonjësve të shtypit dhe në mënyrë të veçantë ndaj gazetareve gra.

Duke marrë shkas nga gjuha dhe qëndrimi fyes i përdorur nga Z.Skënder Gjinushi, i sapozgjedhur në detyrën e nderuar të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj gazetares Enkeleda Mema gjatë një interviste në datën 24 Maj 2019, sjellim në vëmendjen tuaj shqetësimin e thellë që kemi për faktin se qëndrime të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe janë pjesë e gjithë aktualitetit social, politik e kulturor të vendit.

Ajo që na shqetëson më tepër në këtë rast është se kjo gjuhë po përvetësohet edhe nga përfaqësuesit më të lartë të shkencës.

Për këtë arsye ne:

• I bëjmë thirrje Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të reagojë menjëherë dhe të bëjë përgjegjës Z.Gjinushi për gjuhën e përdorur, me qëllim që kjo gjuhë të mos zërë vend në qarqet e urta të shkencës shqiptare;

• I bëjmë thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe organizmave të tjerë që sipas detyrave të tyre të mbajnë qëndrim në bazë të ligjit dhe të veprojnë kundër gjuhës së papranueshme, diskriminuese dhe seksiste të përdorur;

Qëndrime të tilla jo vetëm që janë hapa pas për një vend dhe një shoqëri demokratike, por janë qëndrime diskriminuese dhe në kundërshtim të plotë me Konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

Sinqerisht,

AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

Gruaja tek Gruaja, Shkodër

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Tiranë

Qendra psiko-sociale “Vatra”, Vlorë

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë

Forumi i Gruas Elbasan

Shoqata "Agritra-Vizion", Peshkopi

Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës

Shoqata ”Jona”, Sarandë

Shoqata ”Unë Gruaja”, Pogradec

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...