Zbardhet vrasja e ish policit Arben Bilali në Tiranë

Premte, 31 May 2019 08:40

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ish policit Arben Bilali në Tiranë në janar të këtij viti.  Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Bilali B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar: Gjergj Cukali, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Rrëmbim personi"

Materialet në ngarkim të shtetasit Gjergj Cukali, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake".

Kujtojmë se Arben Bilali u vra tek dera e banesës së tij, më 30 janar në zonën e Selitës në Tiranë. Më herët ish policit i janë ekzekutuar në atentate edhe dy vëllezërit e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...