20 furgona të FNSH-së, Shqiponjave dhe Forcave operacionale kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Krujë ku po zhvillojnë një operacion anti kanabis.
Pjesë e këtij operacioni janë drejtues të komisariatit të Krujës edhe Drejtorisë së Durrësit. Mësohet se për të janë angazhuar mbi 100 forca policie të cilat janë shpërndarë në disa zona të rrethit Krujë.
Nuk dihen ende detaje të imtësishme pasi operacioni është në zhvillim e sipër.