Ish-kryebashkiaku i Teheranit Mohammad Ali Najafi ka tronditur opinionin publik në vendin e tij, pasi ka rrëfyer vrasjen e gruas.
Najafi, 67 vjeç, u tha gazetarëve se kishte për qëllim ta kërcënonte dhe vdekja e saj ishte një aksident që u shkaktua nga një përleshje, raporton BBC.
Najafi, i cili shërbeu si kryebashkiak i Teheranit nga gushti 2017 deri në prill 2018, është një politikan veteran reformist. Ai ka mbajtur shumë të rëndësishme, si ministër i Arsimit apo edhe si këshilltar ekonomik i Presidentit Hassan Rouhani.