Çështja e korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është kundërshtuar ashpër edhe nga Maqedonia e Veriut. Presidenti i sapozgjedhur, Stevo Pandervoski, shprehet se një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme shtesë mes të dyja vendeve.
Siç raportojnë mediat fqinje, presidenti i ri ka nënizuar se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në afrimin e paqes dhe bashkëjetesës duke lënë mënjanë ndasitë dhe problemet e forta që kanë mes tyre.
“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë” – tha Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat.
Nga ana tjetër edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, shprehet se tensionet mes shteteve fqinje ndikojnë negativisht edhe në vendet e tjera të rajonit.
“Edhe ne por edhe i gjithë rajoni jemi të vetëdijshëm që cenimi e sigurisë tek fqinjët tanë gjithmonë ka pasoja negative. Në vend që të frikësohemi ne si shtet dhe si qeveri vendosëm që të marrim masa. Andaj në vitin 2017 fokusin tonë e vendosëm në anëtarësimin në NATO. Që ta sigurojmë shtetin tonë dhe të kemi garancinë plotësuese të sigurisë edhe në rast të jo-stabilitetit rajonal”-pohoi ajo.
Këto komente Pendarovski e Sheqerinska i bënë gjatë takimit që presidenti pati në ministrinë e Mbrojtjes me ministren dhe Shefin e shtatmadhorisë së ARM-së.