Shkon në katër numri i të plagosurve nga tërmetet që shkundën Korçën mëngjesin e sotëm.
4 personat e dëmtuar në fshatin Floq të Korçës kanë pësuar lëndime në kokë dhe në trup por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ata morën lendime pasi nuk mundën të dilnin në kohë nga banesat të cilave iu shembën muret dhe tavanet.
Lëkundjet e njëpasnjëshme kanë shkarkuar panik tek banorët të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre të alarmuar.