Njihuni me `tunelin e florinjtë` të Rrugës së Arbrit, që po shembet pas `punimeve cilësore`!

Saturday, 01 June 2019 11:48

Mbrëmjen e djeshme, Exit.al ka mësuar se tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruction është shembur. Kompani Gjoka nuk ka eksperienca të mëparshme në ndërtimin e tuneleve. Fotot e mëposhtme tregojnë dëmin e shkaktuar në investimin e kryer gjatë muajve të fundit.

Sikurse Exit.al e ka shpjeguar më parë, koncesesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt 2018. Ai po financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, të cilat, siç kemi shpjeguar më parë, janë skema të kushtueshme financiarisht dhe të papërshtatshme për vende si Shqipëria, ku ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Kostoja totale e projektit llogaritet të arrijë vlerën e 250 milionë eurove, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.

Sipas kontratës, kompania do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbin, kanë të drejtë të vendosin një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.

Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10 për qindësh, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...