Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Pezës, në fshatin Dorëz, ku dy kushërinj janë konfliktuar dhe si rrjedhojë njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.
Autori i krimit është Flamur Karaj, që mësohet se është efektiv i FNSH-së, ndërsa viktima kushëriri i tij Enver Karaj. Ky i fundit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që autori është shoqëruar në Polici, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.