Dhjetëra mijëra njerëz sfiduan shiun e u mblodhën në shpatet më baltë të Transilvanisë, për të parë vizitën e papës në zonën e shenjtë të Cumuleu Çuk, në ditën e dytë të qëndrimit te tij në vend.
Papa argjentinas duhej të udhëtonte me helikopter drejt zonës së shenjte mes maleve, ku sipas autoriteteve po e prisnin më shumë se 80 mije vetë, por moti i keq e detyroi atë të devijonte fluturimin në anën tjetër të Karpateve duke udhëtuar më pas dy orë më makinë.
Në Transilvani jeton një komunitet i madh etnik hungarez, shumica e të cilëve janë katolikë. Konfliktet me shumicën ortodokse nuk kanë qenë të pakta. Të premten kreu i Selisë së Shenjtë u takua me patriarkun Daniel, kreu i Kishës Ortodokse.
Në shenjë uniteti, dy liderët lexuan lutje krah njëri tjetrit në katedralen ortodokse, edhe pse Vatikani sqaroi se nuk kishte qenë lutje e përbashkët.