Shembjet e banesave, si pasojë e lëkundjeve sizmike në Korçë, kanë lënë në qiell të hapur 230 banorë.
Ministria e Mbrojtjes informon se zona e Floqit është më e dëmtuar nga kjo fatkeqësi.
Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, ndërsa janë strehuar në çadra kolektive të ngritura nga Emergjencat Civile rreth 230 banorë.
Më konkretisht, 160 banorë janë vendosur në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.
“Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banoret. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore.
Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike te dëmtuara nga tërmetet, 7 të cilave të riparuara”, thuhet në reagimin e ministrisë.