Një 19-vjeçar amerikan në Florida që u arrestua më 5 maj, po akuzohet se ka ngarë makinën me shpejtësi, se ka ikur nga vendi, se ka keqpërdorur numrin 911 dhe se ka prishur provat, njoftojnë mediat vendase.
Në një moment kur policët i kërkuan Nicholas Jones të ndalonte makinën, ai ia mbathi. Mirëpo rreth një orë më vonë, Jones i telefonoi çuditërisht numrit 911 të Policisë dhe i tha dispeçerit:
‘Unë dua di, se unë ... Unë ika nga një polic rreth 30 minuta apo 1 orë më parë! Unë isha ai tipi...! OK, po për çfarë ju paguajmë ne juve, o çuna?! Se unë kalova katër policë!
Dispeçeri s’ia përtoi: “Po çfarë do të thuash se ike nga polici?”
Jones e zgjati muhabetin: “ Unë dua të them që ai ndezi dritat dhe sirenat për mua dhe më ndoqi, kur unë isha duke ecur me makinë, po unë bëra një rrotullim rreth tij dhe ika.”.
Dispeçeri: “OK, tani ti do të që ta shohësh atë oficerin apo...Çfarë halli ke?!”
Jones: “Çështja është se ai mbase po kërkon makinë time. Patjetër që e ka marrë edhe targën time, por unë kalova katër policë duke ngarë makinën! – u mburr ai. - Kështu, që, çfarë bëni ju o djema?!”
Dispeçeri: “Ne kemi shumë punë, ka shumë njoftime, zotëri”.
Oficerët në këtë rast, patën mundësi ta gjurmonin Jones dhe ta gjenin, ndaj kur atij iu kërkua pse iku kur e ndaluan, ai nënqeshi, po nuk u përgjigj.
“Ai polici nuk kishte të drejtë të më ndalonte mua, ‘ i tha Jones policëve. “Unë e pashë atë që ndezi alarmin dhe sirenat dhe po synonte të më ndalonte, po unë s’desha të ndaloja.”