Një aksident tragjik ka ndodhur sot paradite në Gjormë të Kurbinit. Aksidenti me të cilin ka mbetur i vdekur një person ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë, sipas dyshimeve të policisë.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje. Uniformat blu shprehen se ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Paraprakisht dyshohet se i vdekur në aksident ka mbetur shoferi i makinës, i cili ka humbur kontrollin e automjetit. Ai po ecte në autostradë tej normave të lejuara.