Efektivi i FNSH Flamur Karaj është pezulluar nga detyra. Ky vendim vjen pasi Karaj dy ditë më parë plagosi me armë zjarri kushëririn e tij, Enver Karaj, në Prezë. I plagosuri mori një plumb në kokë, ndërsa ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.
Menjëherë pas ngjarjes, punonjësi i policisë u vetëdorëzua pranë repartit të FNSH Tiranë, ku edhe shërbente.