×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Basha live nga Berlini: Kemi një mision të vështirë, opozita e bashkuar për hapjen e negociatave

Tuesday, 17 Prill 2018 09:33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një lidhje live para nisjes së seancës të posaçme dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai Çështjeve Evropiane të Bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Basha tha se opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave dhe detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim komisionin që problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave.

“Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për çështjet evropiane dhe komisionit për punët me jashtë. Seanca dëgjimore, është një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të CSU dhe CDU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, luftën kundër korrupsionit, me reformën në drejtësi dhe qëndrimi në tërësi është skeptik sa i përket hapjes së negociatave. Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat kanë raportime konkrete e objektive nga agjencitë e ligj zbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe evropiane por që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre.
Opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave dhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi. Një drejtësi të pa kapur politikisht me gjyqtarë dhe prokurorë të pa korruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin por edhe për çështje të tjera shumë të rëndësishme siç është reforma e administratës publike dhe reforma zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot, pjesa më e vështirë e misionit në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 10:21

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...