Përdhunimi i 8 vjeçares në shkollë/ Policia e Lleshit e fshehu për 3 javë çmendurinë

Premte, 19 July 2019 12:24

Një ngjarje në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në Durrës. 5 djemë, adoleshentë, kanë lidhur një vajzë vetëm 8 vjeçe në shkollën ‘Myslim Hida’ në Durrës dhe e kanë përdhunuar disa herë.

Rreth pesë ose gjashtë djem në zonën e Arapajve kanë përdhunuar 8-vjeçaren në grup.

Ngjarja është regjistruar rreth tre javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’.

Djemtë janë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç, banorë të zonës së Arapaj. Edhe vajza minorene është banore e po të njëjtës zonë.

Djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Por skandali bëhet edhe më i madh pasi policia që drejtohet nga Sandër Lleshi e ka mbajtur të fshehur këtë krim horror prej më shumë se 3 javësh edhe pse vetë ka nisur hetimet që kur është raportuar ngjarja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...