Raporti i DIA-s për parlamentin italian: Mafia shqiptare, më e rrezikshmja

Premte, 19 July 2019 12:59

Sekuestrimet dhe konfiskimet e bëra në Itali nga Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) më 2018 janë rritur respektivisht 400% e 1000% krahasuar me vitin 2017. Të dhënat janë bërë të ditura në Relacionin që DIA i ka dërguar parlamentit për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

‘Mafia e re sipërmarrëse adopton modele manaxheriale për administrimin e burimeve. Këtu hyjnë në lojë profesionistët që, ndonëse ‘të jashtëm’ në raport me organizatën, ofrojnë ekspertizën e tyre për të mbrojtur e shumëfishuar interesat ekonomiko-financiarë të grupeve kriminale’, thotë Relacioni, që tregon se mafia tradicionale tashmë nuk ekziston më, ka ndryshuar fytyrë dhe është përshtatur me kohën.

Risia e kohëve moderne është edhe prania e shumë grupeve mafioze të huaj në gadishullin apenin, ndër to edhe mafia shqiptare, e cila nga Relacioni i DIA-s për parlamentin cilësohet si më e rrezikshmja.

‘Ndër organizatat mafioze të huaja të pranishme në Itali, ajo shqiptare vazhdon të shfaqet ndër më të rrezikshmet, edhe falë aftësisë së spikatur për t’u ndërthurur në marrëdhënie avantazhuese ndërkombëtare’, vazhdon Relacioni.

‘Një pikë force e saj është sigurisht prania kapilare në territorin italian, e karakterizuar nga forma bashkëpunimi të mirëstrukturuara, të përbëra nga bërthama që rakordohen direkt me bashkëpunëtorët në Shqipëri, sidomos për furnizimin me narkotikë’, një aktivitet i privilegjuar që u jep këtyre grupeve ‘një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me organizatat e tjera kriminale, edhe të huaj, aq sa për disa grupe, sidomos puljeze, përfaqësonë një kanal të privilegjuar për furnizmin me narkotikë, kryesisht heroinë e kokainë, duke mundur të mbështeten mbi një rrjet të besuar bashkatdhetarësh, në vendin e tyre, por edhe në Amerikën e Jugut, Holandë, Spanjë, Turqi e Angli’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...