Mehdi Malka çon peshë zemrat te Teatri Kombëtar: Thonë që hajdutët, pasi panë një shfaqe teatri, u dorëzuan në polici!

Saturday, 27 July 2019 21:58

Në sallën e Teatrit Kombëtar, hapësirë e cila është ri-marrë në dorë nga qytetarët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, u dha mbrëmjen e sotme shfaqja-protestë “Marr guximin”, një monodramë e rivënë në skenë nga aktori Mehdi Malka.

Edhe pse në kushte të këqija, me mungesën e energjisë elektrike (për të cilën u mendua të përdorej gjeneratori), salla ishte e mbushur. Atmosfera ndihej elektrizuese. Me të qeshurat spontane dhe duartrokitje përgjatë gjithë performancës. Dhe sigurisht në fund të shfaqes. Një shpërthim i kombinuar emocionues përplasje duarsh dhe brohorimash, lule dhe përfaqime në skenë për aktorin Mehdi Malka.

U dëgjuan gjithashtu thirrje “Rama ik”.

Në fund të shfaqes, aktori citoi profesorin e tij Kadri Roshi dhe dha një mesazh.

“Profesori im Kadri Roshi më ka mësuar të them’ kam shumë borxhe, s’ja u shlyet dot, por përpiqem t’ia u zvogëloj’. Se di, kjo shfaqe është një ëndërr, çudi, marrëdhënie, ku e di unë çështje kjo. Faleminderit”, tha Malka.

“Thonë se hajdutët mbasi panë një shfaqe teatri vajtën u dorëzuan në polici. Kjo është detyra e teatrit, të edukojë popullin e tij”, shtoi.

Aktiviteti i sotëm shënoi rihapjen e Teatrit Kombëtar një vit pasi qeveria vendosi për shembjen e godinës dhe tjetërsimin e truallit përreth në kulla shumëkatëshe dhe një teatër të ri.

Para shfaqes, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thanë se përgjatë gjithë gushtit do të ketë shfaqe të tilla. Ata paralajmëruan nxjerrjen e një kalendari që do të tregojë aktivitetet e ardhshme.

Modifikuar më Saturday, 27 July 2019 22:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...