Një 22-vjeçar ka rënë në pranga e policisë mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ai qarkullonte me armë zjarri me vete, ku janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë luftarak
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë”, njofton policia.
Në pranga ra P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.