Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë. Festim Lato u ekzekutua në Holandë pak ditë më parë. Mirëpo disa detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me aktivitetet e tij, ku shumë nga ‘viktimat’ e Latos kanë folur në lidhje me të.
Sipas prestigjiozes holandeze ‘De Telegraaf’, një figurë mafioze thotë se ai kishte mijëra euro. “Ai gjithmonë kishte mijëra euro të gatshme. Në shtëpi, Lato kishte një grup shqiptarësh të fortë rreth tij”.
Një tjetër person që punonte me të thitë se Lato kishte 7 milionë euro borxh. “Dhe gjatë udhëtimeve ne ishim të shoqëruar nga truproja private të armatosura, qëndronim në hotele luksoze dhe lëviznim në Mercedes të blinduar”.
Një tjetër ish-punonjës deklaron se ai bënte foto me personalitete. “Ai u bashkua me organizatat ndërkombëtare, organizoi konferenca dhe shkoi në Parlamentin Europian në Bruksel dhe Pallatin e Paqes në Hagë. Lato bënte shpesh foto para flamujve të vendeve evropiane dhe me personalitete”.
Ndërkohë, një noter thekson se Festim Lato ka shkaktuar shumë mjerim. “Ai çoi shumë familje në humnerë financiare duke i mashtruar për Çamërinë. Ai kishte falsifikuar dokumentet zyrtare, për të bërë të duket se organizata e tij kishte miliona euro nga Bashkimi Evropian. Ai u kërkoi njerëzve dhjetëra mijëra euro. Njerëzit e përfshirë pastaj do të shpërbleheshin bujarisht për këtë. Në disa raste ai përfshiu njerëz të ndryshëm në dorëzani dhe i vuri nën kontroll”, thotë noteri, i cili shton se dëshiron të mbetet anonim për shkak të detyrës së tij të fshehtësisë. “E kuptoj se paratë që ai vodhi shkuan në Shqipëri. Duhet të ketë miliona euro. Si vdiq ai? Duket shumë e mundshme që të jetë hakmarrje. Me sa duket ai u ngatërrua me personin e gabuar”, nënvizon noteri.