Fyeu kategorinë e personave me sindromën down, vjen reagimi i ashpër ndaj Myslim Murrizit

Tuesday, 27 August 2019 19:16

Deputeti Myslim Murrizi, në një debat me një ndjekës në faqen e tij të facebook, e etiketoi atë si person që vuan nga sindroma down, çka solli reagime të shumta negative ndaj ‘përfaqësuesit të popullit’ në parlament.

Ndërkohë mjaft i ashpër ka qenë edhe reagimi i Fondacionit ‘Down Sindrome Albania’, e cila i kërkon Murrizit të shpjegohet se çfarë ka më shumë ai se personat që vuajnë nga sindroma down.

‘Z. Myslim Murrizi, po ju c’perberje gjenetike keni, qe ju duket vetja me i mire e me i zoti se dikush me sindromen Down? Ose me bindni pse nuk jeni ju ai qe beni dike per te vjelle por sipas jush nje me SD apo qe juve ju duket se i ngjan? T’ju pyes.. juve ju ka edukuar keshtu nena juaj apo “nena” parti? Nese eshte e para po jua meshiroj e po e fal nenen tuaj, se ndonjehere nenat sado te mundohen te rrisin BURRA, ndodh t’ju shkoje qumeshti e mundi dem’, thuhet në një pjesë të reagimit të Fondacionit ‘SDA’.

Ndërkohë që më tej Fondacioni deklaron se ashtu si dhe në rastin e deputetit socialist Alket Hyseni, edhe me Myslim Murrizin do të ndiqet rruga ligjore.

‘Sa me injorant se gjuha qe perdorni mund te jeni valle? Po sa me i lige? Me taksat tona ju hani buke (dmth na genjen mendja se vec rrogen e shtetit keni) dhe punoni ne nje institucion qe duhet te beje ligje per cdo shqiptar, perfshire ato me aftesi te kufizuara. Po nderkohe ju c’beni? Ju ofendoni nje komentues (i cili ju ben me vjelle) me diagnozen e tim biri, me diagnozen e shume bijve dhe bijave shqiptare!!! Mos mendoni se ju paguajme qe t’ju duket vetja me i zoti e me i mencur se femijet tane? Mos mendoni se ne dhe femijet tane ju votojne per kete? E dini si do t’ju mallkoj? (Nuk kam cfare t’u bej tjeter, se juve ju ka partia ne dore…s’ju kemi ne populli fatkeqesisht.) Ju mallkoj qe cdo nate ne enderr, t’ju dale im bir, duke ju ledhatuar koken e perqafuar si vec ai di. Po po, t’ju dale cdo nate ne enderr, deri ne diten qe ju te plasni prej sikletit e te beheni pishman se pse e perdoret gjendjen e tij gjenetike per sebep te lekeve nga taksat e ne prinderve te tyre, leke me te cilat ju dhe dhe koleget tuaj ( ju me demek te drejtesise!!) flini ne hotele luksoze…Ne nje kohe qe kur vjen puna per te siguruar sherbime per nje femi a individ si djali im, ju thoni “s’kemi para, jemi vend i varfer”.

Tani mesoni pak Zoteri! Sindroma Down shkaktohet prej trefishimit te kromozomit 21 (arsyet nuk dihen). T’ju pyes, dini gje sa kromozome keni ju? Nejse… Personat me SD pra kane 47 kromozome. Pervec kesaj dime dhe shume gjera te tjera per kete pjese te popullates, si psh.: qe ata s’do te shanin e benin kurre keq njeriu, Dime qe ata punojne fort te zhvillojne veten, mund te kontribuojne ne familje e komunitet, mund te mbarojne dhe fakultete, e mund te behen dhe keshilltar i juaji madje (Me siguri me kete te fundit po qeshni e?? Mos qeshni por shkoni njihni dike me sindromen Down!!!)’, thuhet më tej në reagim..

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...