Një 22-vjeçar shqiptar u dënua me 3.5 vjet burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap me 42 doza kokainë të fshehura në pakot e çamçakëzeve.
Shqiptari Abdul Cakali, i cili kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme, u ndalua në Crundwell Road, Southborough duke vozitur një “Vauxhall Astra”.
Oficerët gjetën drogën e klasit A të fshehur në dy pakot e çamçakëzit.
22-vjeçari gjithashtu posejdonte një leje drejtimi të falsifikuar portugeze në emrin e Alfred Santos.
Por ai më vonë pranoi se po merrej me shpërndarje kokaine për të siguruar financimin e një operacioni për nënën e tij në Shqipëri.
Cakali, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim furnizimin dhe posedimin e dokumenteve të identitetit false.
Të gjitha veprat penale janë kryer në 23 korrik të këtij viti.
Cakali pritet të deportohet pas përfundimit të dënimit.