Anketa: Arsyet e emigracionit të lartë në Shqipëri nuk janë vetëm ekonomike

E mërkurë, 28 August 2019 08:54

Arsyet e emigrimit të shqiptarëve nuk janë vetëm ekonomike.

Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultatet e një anketë të zhvilluar në fund të vitit 2017 në vendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshë pune (25 deri 64 vjeç) synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janë më të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan të emigrojnë mësë shumti dhe  planet për emigracion nuk ndryshojnë nga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnë brenda vitit është më e lartë në Maqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke (1.9%) dhe Poloni (4.3%).

Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt  e rinj. Papunësia është arsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.

Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët i aktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë një shtysëpër emigracion.

Gjithashtu mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë më shumë banorët e Ballkanit të emigrojnë jashtë vendit.

Por teksa emigrimi në rajon  pos shtyhet nga faktorë ekonomi, nëvitet e fundit emigrimi për arsye jo ekonomike po zgjerohet. Rezultatet tregojnë se, midis 2010 dhe 2015, synimet për të emigruar

u përhapen më shumë. Raporti zbuloi më tej se faktorët jo-monetarë luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht cilësia e jetës po merr rol.

Emigracioni për arsye të shkollimit të fëmijë për një jetë mëcilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisë së mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja të emigracionit.

Studimi referon se përgjithësisht ata që planifikojnë të largohen e realizojnë këtë, ndonëse jo 100%.

Në të gjitha anketat e mëparshme në Europë edhe në vendet e zhvilluar përvoja ka treguar se të pothuajse të gjitha ata që kishin pohuar se do të emigronin e kishin realizuar këtë qëllim brenda dy e tre viteve, përveç atyre që kishin probleme shëndetësore. monitor.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...