Ja ç’rrezikojmë nga përdorimi i internetit

E mërkurë, 28 August 2019 08:55

Ritmi i shpejtë i zhvillimit të teknologjisë dhe mënyra në të cilën të rinjtë janë aftësuar për përdorimin e kësaj teknologjie vazhdojnë të sfidojnë sigurinë e fëmijëve në internet. Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët fillojnë t’i përmirësojnë shkathtësitë për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative. Në ketë mënyrë ata krijojnë një lloj pavarësie e cila nxit  zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave për qasje në faqe të internetit që kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.

Në përgjithësi, por jo vetëm këto, rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të  jenë si vijon:

Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe fizike  në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës.

Rrezik për dëmtime fizike, ngacmim, abuzim fizik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët aranzhojnë dhe realizojnë takimet e drejtpërdrejta.

Ekspozimi ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme,  si pornografi, lojëra të ndryshme dhe kontaktet me përdorues të panjohur.

Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme nga vet fëmijët tuaj.

Ekspozimi ndaj teksteve dhe imazheve raciste dhe diskriminuese.

Të pretenduarit e të qenit dikush tjetër, me qëllim për të mashtruar, dëmtuar, ngacmuar apo detyruar dikë tjetër.

Zbulimi i informatave personale mund të çojë deri te rreziku i  dëmtimit fizik.

Kontakte të padëshirueshme, veçanërisht me mashtrues me të rritur,  që paraqiten si fëmijë.

Rreziku nga vetëdëmtimi që vjen si pasojë e sjelljeve të dhunshme dhe destruktive të fëmijës tuaj.

Marrja dhe postimi i fotove të papërshtatshme, pa marrë paraprakisht lejen, mund të jetë e  dëmshme për të tjerët. Shkelja e të drejtave të autorit, p.sh. shkarkimi i muzikës, filmave dhe programeve televizive për të cilat duhet të paguhet për t’i poseduar.

Përdorimi i paautorizuar i kredit kartelave të prindërve apo të të tjerëve për pagesa në faqe të ndryshme të internetit.

Përdorimi i llogarisë së prindërve pa pëlqimin e tyre kur kërkohet pëlqimi i prindërve për të aktivizuar qasjen në materiale që mund të konsiderohen si të dëmshme për fëmijët.

Shpifja dhe dëmtimi i reputacionit.

Falsifikimi i moshës së një personi ku fëmijët pretendojnë të jenë më të vjetër, me qëllim  për të fi­tuar qasje në faqet e internetit që janë të lejuara vetëm për të rritur dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...