Arrestohet 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg nga drejtësia Italiane

Saturday, 31 August 2019 09:48

Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim nga drejtësia Italiane. Ai është shtetasi Erind Bicerri 30-vjeç, me banim në Tiranë. Ka qënë i dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë, rrëmbim personi dhe vepra të tjera.

Lajmërimi i Policisë

Tiranë

Kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana,  zhvilloi një operacion për kapjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane, si rezultat i të cilit, në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit E.B., banues në Tiranë.

 Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.  Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë", "Rrëmbim" dhe vepra të tjera.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për  ekstradimin e tij drejt Italisë.

Login to post comments