Biznesmeni në Elbasan nën terror nga 'ndërtimorët': Ja banditët, do të përfundojmë si Mihali

Saturday, 31 August 2019 10:08

Pronari i një biznesi në Elbasan, Besmir Spaho, ka denoncuar sot IKMT-në se po bën terror ndaj tij duke i prishur mundin dhe djersën e aq viteve pune, në një kohë kur disponon sipas ligjit të gjitha dokumentat e kërkuara.

Spaho ka kërcënuar, në kushtet kur sheh se pushteti është kundër tij dhe se drejtësia nuk po e mbron se nëse nuk bëhet diçka, të gjithë do të përfundojmë si Mihali.

“Katër banditë të “Ndërtimores”, pa asnjë lajmërim, asnjë, ardhur për prishje në mes të ditës, bëjnë terror në të gjithë ambientet që unë ushtroj aktivitetin tim. Nëse nuk bëhet diçka, do të përfundojmë të gjithë si Mihali...”

Spahi ka aluduar për restonatin panorama të Mihal Kokëdhimës, që u shemb nga IKMT pas arrestimit të pronarit.

Spaho disponon të gjitha dokumentat dhe lejet e dhëna nga pushteti lokal për të pasur shkallë dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri.

1 / 4

Login to post comments