I zhvati shtetit mijëra franga, si u zbulua shqiptarja në Zvicër. Mashtrimi me aksidentin, por kur u përgjua …

Tuesday, 03 September 2019 10:10

Gjykata e Qarkut Rheintal ka dënuar kosovaren M. F*. me 4 vite e gjysmë burg për veprën penale  abuzim me pensionin e invaliditetit.

I akuzuari tjetër, bashkëshorti i saj, A. F. është dënuar 24 muaj burg por me kusht. Po këto dënime i kishte kërkuar edhe prokuroria, për të dytë.

Gjykata ka konstatuar se kosovarja 49 vjeçare, që nga shkurti i vitit 2003 ka simuluar duke u paraqitur si e paaftë për punë dhe ka marrë pensionin e invaliditetit, shkruan blick.ch.

Gjithçka ka ecur mirë deri në vitin 2014, kur enti social i St. Gallenit ka marrë një informacion anonim lidhur me abuzimin dhe ka filluar observimin e rastit.

Në aktakuzë, prokuroria flet për gjithsej 688 mijë franga që çifti i ka zhvatur nga sigurimet sociale, përfshirë këtu edhe të hollat në emër të bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Sipas akuzës, gruaja e paraqitur si invalide, paralelisht me pensionin përkatës, ka fituar para edhe nga firma e vogël e sigurimeve që ishte e regjistruar me emrin e bashkëshortit të saj.

Informacioni anonim fliste se kosovarja që konsiderohej invalide, ngiste makinën, mbante pesha te renda dhe ishte e angazhuar si punëtore sigurimesh, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto punë ishin në kundërshtim me dosjen e saj mjekësore, sipas së cilës ajo, pas një aksidenti të pësuar në stator të vitit 2001, ishte e paaftë për punë në shkallën 100 për qind.

Para gjykatës, 49 vjeçarja ka deklaruar veten të pafajshme. “Këto akuza janë shumë të rënda. Unë me siguri nuk jam duke simuluar”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e sëmurë rëndë: kishte dhembje në kokë, kurriz, qafë, në gjithë trupin. Diagnoza e saj për vetveten është: “Unë nuk mund të punoj”.

Por trupi gjykues ka tjetër qëndrim rreth kësaj. “Sjellja juaj duhet kualifikuar si tepër e pacipë!”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Gjykata është shprehur para së gjithash e shokuar me deklarimet e gruas, të incizuara gjatë përgjimit të telefonatave, të lejuara me vendim gjyqësor.

Duke qenë se dy bashkëshortët pas fillimit të hetimeve kundër tyre kanë falimentuar me mashtrim ndërmarrjen e tyre të sigurimeve dhe paratë i kanë bartur në Kosovë, ata ligjërisht do të duhej të dëboheshin detyrimisht nga Zvicra.

Por, ata mund  t`i shpëtojnë këtij dënimi për një arsye të thjeshtë: neni përkatës ligjor që mundëson një gjë të tillë, ka hyrë në fuqi vetëm në tetor 2016 ndërsa pjesa më e madhe e veprimeve të kundërligjshme ka ndodhur para kësaj date. Por, një tërheqje eventuale e lejes së qëndrimit në Zvicër është ende e mundur.

Sidoqoftë, çiftit kosovar edhe kështu do t`i duhet të paguajë shuma të mëdha në emër të zhdëmtimit: Gruaja, si e fajësuar kryesore duhet t`ia paguajë shtetit 577 mijë franga ndërsa bashkëshorti i saj, 100.000 franga, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, bllokimi i regjistrit të tokës do të mbahet në fuqi, në mënyrë që shtëpia e të dyve në Berneck SG një ditë të mund të vihet në procedurë përmbarimi (të merret nga shteti në emër të nxjerrjes së borxheve).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...