DETAJE/ Vrau të atin me sëpatë, zbardhet dëshmia e Arjan Shahajt, debati për ngacmimin e një vajze….

Tuesday, 03 September 2019 11:30

Asnjë shenjë pendese nuk është parë në sytë e Arjan Shahajt, 35- vjecarit nga fshati Shëlës Bashkia e Memaliajt, një ditë pasi qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë të atin e tij Ilijaz Shahaj.

Ngjarja ndodhi jo larg banesës së tyre çka bëri bujë shumë të madhe. Arjan Shahaj, ka dhënë dëshminë e tij të parë mëngjesin e sotëm para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, në prani edhe të një avokati të vendosur nga shteti.

Vetë Shahaj, nuk ka shprehur shenja refleksi për aktin që kishte kryer në dëm të të atit të tij. Vetë Shahaj pohoi se ishte shtruar dy herë tek Spitali nr 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme mendore. Ndërkohë që Shahaj sipas informacioneve nga grupi hetimor, kishte vuajtur disa vite burg për tentativë vrasjeje ndaj një shokut të tij çka e kishte vuajtur dënimin e plotë deri në lirimin e tij pesë vite më parë.

Shahaj ka rrëfyer ngjarjen e djeshme duke thënë se e kishte qëlluar të atin jo për t’a vrarë, por për ta trembur. Mirëpo gjurma e sëpatës në kokën e 77-vjecarit Ilijaz Shahaj, nuk të le të besosh në alibinë e 35-vjecarit pasi kishte qëlluar dy apo tre herë. Konfliktin mes tyre, 35- vjeçari pretendon se ka qenë momental dhe jo i paramenduar. Ai u shpreh se gjithçka ka ndodhur kur po përgatisnin dushkun për t’ua dhënë kopesë së dhive që e kishin mbledhur në pyll mëngjesin e djeshëm. Babai i kishte kërkuar të birit, që të linte të qetë vajzën me emrin B.C sepse ishin ankuar njerëzit e saj tek vetë ai. Mirëpo agresori e paralajmëroi një herë që ta mbyllte këtë bisedë, por kur e ka rihapur edhe një herë, Arjan Shahaj nuk ka duruar më dhe e ka rrëmbyer sëpatën duke e qëlluar dy herë në kokë.

I gjendur përballë asaj çfarë ndodhi, Arjan Shahaj, është larguar menjëherë dhe ka hyrë në banesë ku ka gjetur të vetme kunatën e tij (nusen e vëllait). Kësaj të fundit i ka kërkuar të holla sepse do të largohej tek e motra e tij në kryeqytet pasi kishte një punë për të bërë. Kunata nuk ka reaguar sepse nuk kishte të holla për t’i dhënë. Ndërsa Arjani, ka shkuar tek dhoma e prindërve dhe aty ka marrë nga dollapi, 20 mijë lekë të vjetra dhe është larguar menjëherë me rrobat e reja që kishte veshur. Ndërsa i ka thënë kunatës që po largohet për në Tiranë, të parët që e kanë gjetur të mbuluar me gjak viktimën, kanë qenë komshinjtë e familjes Shahaj të cilët lajmëruan familjarët dhe më pas policinë e cila mbërriti në vendngjarje.

Policia nga ana e saj ka rrethuar zonën dhe pas 3 orësh arriti në gjurmët e agresorit i cili u kap teksa po hypte në një furgon me targa të Fierit drejt kryeqytetit. Arjan Shahaj, ka qenë kontradiktor me deklarimet e veta mëngjesin e sotëm tek OPGJ dhe ndërkohë që është trajtuar një ditë më parë me qetësues dhe është izoluar i vetëm në një dhomë për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste. Ditën e nesërme pritet që të jepet masa e sigurisë për 35-vjeçarin.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...