Presidenca për rrëzimin e dekreteve: Kuvendi po keqpërdoret për mbulimin e PPP-ve të paligjshme

Tuesday, 03 September 2019 19:24

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar pas rrëzimit të dekjreteve të Presidentit nga mazhorancanca në Komisionet përkatëse.

Në një postim në facebook shkruan: “Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t’i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot”.

Më poshte Blushi sqaron se ligji nr.51/2019 dhe Kontrata Koncesionare për segmentin rrugor “Porti i Jahteve – By-pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas ofertës vlera totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësimit ndërmjet palëve vlera do të jetë 67 359 926 euro plus TVSH-në.

Zëdhënësi i Presidentit sqaron se çmimi i dakordësuar midis palëve është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Sot u miratua dhe ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren, ashtu si dhe kontrata Orikum-Dukat janë propozuar, hartuar nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit.

Për rrugën Milot Balldren Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 213 665 040 Euro plus TVSH është 52,165,040 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi nesër, Blushi thotë se qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.

“Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t’i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare” përfundon Blushi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...