Kapet 350 kg kokainë e pastër në Selanik. Në paketim kishte simbolet e një organizate

E mërkurë, 04 September 2019 10:44

Një sasi prej të paktën 350 kg kokainë e pastër është sekuestruar sot paradite prej Departamentit të Anti-drogës greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane në portin e Selanikut.

 

Sipas informacioneve të para, sasia e drogës ishte fshehur në një konteiner me banane, i mbërritur në portin e Selanikut me një anije konteinerësh nga Kolumbia.

Organet greke të sigurisë ishin informuar për mbërritjen e sasisë së drogës dhe pasi e lanë konteinerin në ruajtje për disa ditë, ndërhynë duke sekuestruar ngarkesën.

Ende nuk dihet nëse lënda narkotike kishte destinacion Greqinë, apo ndonjë shtet tjetër.

Burime policore thanë se kokaina ishte e markuar dhe e paketuar me simbolin e organizatës Chali të Kolumbisë.

Një ngarkese e ngjashme u sekuestrua në Maltë para disa muajsh, por edhe ne Selanik një muaj  më parë. Hetimet vazhdojnë, për gjetjen e porositësve të drogës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...