Llahtar për prostitutën shqiptare: I derdhin acid në fytyrë dhe në gjoks

E mërkurë, 04 September 2019 12:35

Ishte acid, lënda që dy burra që lëviznin me makinë, i hodhën në fytyrë dhe në gjoks një gruaje të hënë në mbrëmje.

Rreth orës 21:30, një prostitutë shqiptare 39 vjeçe, po dilte nga makina, por sapo u hap dera, mbi të u derdh një lëng që i skuqi sytë dhe fytin. Gruaja bërtiste nga dhimbjet, ndërkohë që gratë e tjera që e dëgjuan vrapuan të kërkonin ndihmë.

Në vend erdhi me shpejtësi një ambulancë që i vuri pajisjet mjekësore dhe e dërgoi në spital. Prognoza mbetet e fshehtë, por dëmtimet për gruan fatkeqe mund të mbeten për jetë.

Në këtë rast, të dy autorët e krimit do të akuzohen për këtë krim sipas një ligji të ri të miratuar së fundmi nga Senati, që i dënon fajtorët për këto lloj krimesh deri në 14 vjet burg.

Karabinierët e Corsico kanë hapur menjëherë një dosje hetimi për rastin, tani për tani kundër personave të panjohur, por hetimet, të mbyllura dhe në fshehtësi, kanë hyrë në një pikë kthese. Nuk përjashtohet asgjë, as mundësia që viktima t’i njihte agresorët e saj. Në thelb të këtij hetimi është prostitucioni.

Hetuesit po hetojnë kamerat dhe po marrin dëshmi për të identifikuar dy dhunuesit.

Zona në fjalë është e njohur dhunën ndaj prostitutave, sepse dy muaj më parë një tjetër grua u grabit dhe u rrah nga një klient./SYRI.NET

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...