Tjetër aksident në punë, në rrugën "5 Maji" punëtori bie nga skela

Saturday, 07 September 2019 13:48

Është gjendur i pajetë një person sot në Tiranë tek rruga "5 Maji". Dyshohet se viktima është një punëtor i një kantieri ndërtimi dhe ka rënë nga skela ku punonte. Me shumë mundësu ai ka qënë i vetëm në momentin e rrëzimit. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë si dhe po verifikon kamerat e sigurisë në zonë.

Njoftimi i plotë i policisë

Tiranë/ Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 14:22
Login to post comments