Pasi dështoi me turqit për të ndërtuar aeroportin e Vlorës, Edi Rama ka vendosur të bëjë një tjetër ceremoni për të prezantuar projektin për këtë gjë.
Sot në orën 17:00 Rama do të jetë në Vlorë për të prezantuar këtë projekt.
Por duket se prezantimi do të jetë vetëm një shoë i radhës, pasi edhe këtë herë fituesi duket se është paracaktuar.
Këtë fakt e kanë bërë të ditur mediat italiane. Sipas Corriere della Sera është shoqëria ‘Aeroporti i Puglias’ që do të marrë për 35 vite kontrollin e aeroportit të Vlorës.
Pjesë nga shkrimi i Corriere della Sera:
Aeroporti i Puglias synon të marrë për 35 vjet kontrollin e aeroportit të Vlorë dhe hapat e parë mund të hidhen që të mërkurën në Fiera del Levante, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se rajoni i Puglias synon ndërkombëtarizimin përmes shoqërisë së kontrolluar prej tij, Aeroporti di Puglia. Bëhet fjalë për një plan investimi që do t’i lejonte ADP manaxhimi e aeroportit të Vlorës, infrastruktura që synon të ndihmojë zhvillimin turistik në jug të Shqipërisë.
Kjo zonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke konkurruar pikërisht rajonin në anën tjetër të Adriatikut për sa i përket turizmit. Qeveria shqiptare kishte nisur bisedimet me një konsorcium kompanish turke, formuar nga (Cengiz, Kalyon e Kolin Construction), por para verës bisedimet u ndërprenë për shkak se nuk u gjet gjuha e përbashkët për mbulimin ekonomik të fillimit të projektit.
Për këtë arsye u kalua në garë ndërkombëtare për ndërtimin me fonde qeveritare e ndërkombëtare ndërsa menaxhimi do t’u jepet të huajve për një periudhë 35 vjet.
© SYRI.net